PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËRGËNJESHTROI DEKLARIMET E ENTEVE MEDIATIKE “CNN” DHE “NYT” DUKE THËNË SE QENDRAT BËRTHAMORE TË IRANIT U SHKATËRRUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) replikoi me entet mediatike “CNN” dhe “New York Times” për raportimin se bombardimet amerikane nuk shkatërruan centralet bërthamore dhe vetëm vonuan programin e Iranit me disa muaj.
“CNN dhe New York Times janë bashkuar në një përpjekje për të minimizuar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori.
Qendrat bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht.
Si New York Times ashtu edhe CNN janë kritikuar ashpër nga publiku”, tha Presidenti Tramp (Trump).
“Bombardimi i vendeve bërthamore të Iranit ishte një sukses: jo vetëm që shkatërruam programin bërthamor të Teheranit, por e bëmë pa viktima amerikane”.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vens (Vance) e tha këtë gjatë një darke me republikanët e Ohajos.
Z. Stiv Uitkof (Steve Witkoff), i dërguari special i Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), hodhi poshtë raportet e medias se bombardimet amerikane në Iran kanë shkaktuar dëme, të cilat, e kanë kthyer programin bërthamor të Teheranit disa muaj prapa.
Në një intervistë me entin mediatik Faks (Fox), z. Uitkof (Witkoff) tha se informacioni që sugjeron se nuk e kemi arritur objektivin tonë është i rremë.
I dërguari i Presidentit Tramp (Trump) shpjegoi më pas se është pothuajse e pamundur që Irani të rifillojë programin e tij në vitet e ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments