top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): RETORIKA RADIKALE E MAJTË ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR VDEKJEN E ÇARLI KËRKUT (CHARLIE KIRK); VRASJA E TIJ SHËNON NJË MOMENT TË ERRËT PËR AMERIKËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Në një video të botuar në rrjetin social virtual ‘Truth’, ku ai shfaqet në tavolinën e tij në Zyrën Ovale, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i bëri homazh solemnisht aktivistit të ri të krahut të djathtë Çarli Kërk (Charlie Kirk), i cili, u vra në Utah, duke e quajtur atë një patriot, një dëshmor (martir) për të vërtetën dhe lirinë, një person që luftoi për demokracinë, drejtësinë dhe popullin amerikan.


Në video, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kritikon retorikën e së majtës radikale që për vite me radhë i ka krahasuar amerikanët e mrekullueshëm si Çarli (Charlie) me nazistët dhe kriminelët dhe vrasësit masivë më të këqij në botë.


Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që po shohim tani në vendin tonë dhe duhet të ndalet tani”, tha ai, duke siguruar se administrata e tij do të luftojë dhunën politike në çdo mënyrë të mundshme.


Ky është një moment i errët për Amerikën”, thotë Presidenti Tramp (Trump).


Është koha që të gjithë amerikanët dhe media të përballen me faktin se dhuna dhe vrasja janë një pasojë tragjike e demonizimit të atyre me të cilët nuk jeni dakord, ditë pas dite, vit pas viti” tha ai, duke e quajtur z. Kërk (Kirk) më të mirin e Amerikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page