top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ME KAPELEN E GJENERALIT XHORXH ARMSTRONG KASTËR (GEORGE ARMSTRONG CUSTER) NË KOKË PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U SHPALLI LUFTË BANDAVE KRIMINALE NË ÇIKAGO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 20 hours ago
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Kapelja e Gjeneralit Xhorxh Armstrong Kastër (George Armstrong Custer), syzet e diellit të aviatorit dhe në sfond, në vend të xhunglës së Vietnamit, horizonti i Çikagos.


Është sulmi i fundit i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) me temë “Apokalipsi Tani” ndaj qytetit të Illinois-it, të cilin, presidenti e ka kërcënuar prej javësh se do ta vendosë nën drejtimin e komisionerëve në stilin e Uashingtonit për të menaxhuar krimin dhe imigracionin.


Më pëlqen aroma e deportimeve në mëngjes”, shkroi Presidenti Tramp (Trump) në postim, duke parafrazuar frazën epike të Kolonelit Bill Kilgore, të luajtur nga z, Rabrt (Robert) Duvall: “Më pëlqen aroma e napalmit në mëngjes”.


Çikago do të zbulojë së shpejti pse Pentagoni quhet Departamenti i Luftës”.


Një paralajmërim i qartë që e zemëroi guvernatorin e Illinois-it.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara po kërcënon t'i shpallë luftë një qyteti amerikan. Kjo nuk është shaka. Kjo nuk është normale”, u përgjigj demokrati JB Pritzker në rrjetin social virtual Iks (X).


Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nuk është një njeri i fortë, ai është një njeri i frikësuar. Illinois nuk do të frikësohet nga një diktator aspirant”, sulmoi guvernatori.


Komandanti i përgjithshëm më vonë e korrigjoi pjesërisht qëllimin e tij, duke u shpjeguar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai nuk dëshiron të bëjë luftë me Çikagon.


Ne duam të pastrojmë qytetet tona”, shtoi ai.


Sipas shefit të imigracionit Tom Homan, mbi 200 ushtarë të Gardës Kombëtare dhe 230 agjentë anti-imigracioni mund të vendosen që këtë javë në qytetin që manjati e ka quajtur më të rrezikshmin në botë.


Kjo është edhe arsyeja pse komuniteti meksikan i Çikagos, i cili, përfaqëson 21% të banorëve, ka vendosur të anulojë një sërë ngjarjesh për të festuar Ditën e Pavarësisë së Meksikës, e cila, bie më 16 shtator.


El Grito Chicago”, një aktivitet ku morën pjesë mbi 24000 njerëz vitin e kaluar më 13 dhe 14 shtator, është anuluar gjithashtu.


Masat e administratës kundër emigrantëve vazhdojnë edhe në shtete të tjera.


Operacioni Patriot 2.0 është nisur në Massachusetts, i emëruar sipas valës së deportimeve që ndodhi në maj, duke çuar në arrestimin e 1500 personave në shtet.


Politikat e strehës së kryebashkiakes së Bostonit, Mishell Uu (Michelle Wu), jo vetëm që tërheqin kriminelë, por gjithashtu paraqesin kërcënime për sigurinë publike.


ICE po arreston abuzues seksualë, pedofilë, vrasës, trafikantë droge dhe anëtarë të bandave të liruar nga autoritetet lokale”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.


Tensionet midis znj. Uu (Wu) dhe administratës Tramp (Trump) filluan në mars, kur kryebashkiaku dëshmoi para Kongresit së bashku me tre kryetarë të tjerë demokratë për të mbrojtur politikat e imigracionit të qyteteve të tyre, veçanërisht të ashtuquajturat ligje strehimi që kufizojnë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit shtetëror dhe lokal me Imigracionin dhe Doganat.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page