PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): QENDRA KENEDI (KENNEDY) DO TË RINOVOHET VETËM NËSE EMRI IM ËSHTË NË TË.

10 hours ago
1 min read

Uashington, Amerikë | “Rinovimi dhe rindërtimi i Qendrës Kenedi (Kennedy), një ndërmarrje e gjerë dhe komplekse, nuk mund të fillojë derisa Gjykata e Apelit për Qarkun e D.C. të vendosë mbi përcaktimin e miratuar nga Bordi.
Nëse vendimi është negativ (gjë që nuk ka gjasa të ndodhë) dhe nuk rrëzohet nga Gjykata Supreme e ShBA-ës, rindërtimi dhe rinovimi i Qendrës Kenedi (Kennedy) nuk do të ndodhë”.
Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, duke e lidhur veprën me dritën jeshile që emri i tij të shoqërohet me strukturën ikonike kulturore në kryeqytetin e ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments