PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ÇMIMET E NAFTËS DO TË BIEN NDJESHËM ME PËRFUNDIMIN E LUFTËS NË IRAN.


Uashington, Amerikë | “Çmimet e naftës do të bien sapo të përfundojë konflikti ushtarak me Iranin, dhe kjo nuk do të zgjasë shumë”.
Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, duke e fajësuar ish-presidentin Xhëu Baidn (Joe Biden) për rritjen e çmimeve në Amerikë.
“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se rritjet e çmimeve në të gjithë Amerikën u shkaktuan nga Xhëu Baideni (Joe Biden) dhe administrata e tij, jo nga Trampi (Trump).
Edhe çmimet e naftës ishin më të larta nën Baidenin (Biden) sesa janë sot.
Me përjashtim të naftës bruto, e cila është një përjashtim i përkohshëm, çmimet po bien në mënyrë dramatike.
Çmimet e naftës do të bien sapo të përfundojë konflikti ushtarak me Iranin, dhe kjo nuk do të zgjasë shumë”, - tha presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments