top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NËNSHKROI KARTËN E KËSHILLIT TË GAZËS | CEREMONIA NË DAVOS ME PËRFAQËSUES NGA 20 VENDE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Davos, Konfederata e Zvicrës | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nënshkroi kartën e Bordit të Paqes dhe ftoi në skenë 20 përfaqësuesit e vendeve që i janë bashkuar Këshillit.


Sot do të kemi më shumë detaje për Komitetin e Paqes. Ai ka mundësinë të jetë një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë. E marr shumë seriozisht.


Të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Ka vende që janë këtu, të gjithë janë miqtë e mi; më pëlqejnë disa prej tyre, nuk më pëlqejnë disa prej tyre.


Por më pëlqejnë të gjithë njerëzit që janë këtu, janë udhëheqës të shkëlqyer, njerëz të shkëlqyer”, tha Presidenti Danlld Tramp (Trump) ndërsa merrte pjesë në ceremoni.


Në skenë ishin rreth njëzet përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse, përfshirë një përfaqësues të Bahreinit, një përfaqësues i Marokut, Presidenti i Argjentinës, Kryeministri i Armenisë, Presidenti i Azerbajxhanit, Kryeministri i Bullgarisë, Kryeministri i Hungarisë, Presidenti i Indonezisë, Zv/Kryeministri i Jordanisë, Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Pakistanit, Presidenti i Paraguait, Kryeministri i Katarit, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Ministri i Jashtëm i Turqisë, një përfaqësuese e Emirateve të Bashkuara Arabe, Presidenti i Uzbekistanit, Kryeministri i Mongolisë.


Mbretëria e Bashkuar nuk mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të sotëm për shkak të shqetësimeve rreth përfshirjes së Presidentit Vladimir Putin në çdo gjë që flet për paqen”, njoftoi Sekretarja e Jashtme Ivet Kupër (Yvette Cooper), siç raportohet nga enti mediatik britanik Skai Njuz (Sky News).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page