PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MORI DHURATË AVION PRESIDENCIAL (AIR FORCE ONE) TË RI NGA KATARI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Po udhëtojmë shumë. Do të shkojmë në Turqi. Do të kthehemi, diku këtë vit, në Kinë”, tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nga Baza e Përbashkët Endrjus (Andrews), në Merillend (Maryland), ndërsa tregonte avionin e ri presidencial Boeing 747 që i ishte dhuruar nga Katari.
Aeroplani i ri, që vlerësohet të ketë një vlerë prej qindra milionë dollarësh, është i bardhë me një vijë të madhe horizontale të kuqe dhe një pjesë të poshtme blu të errët.
Emri i vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shkruar në trup.
“Avioni është gati të fillojë fluturimet e tij fillestare induktive”, thanë Forcat Ajrore të ShBA-ës, me qëllim integrimin gradual të tij në flotën presidenciale.
Këto fluturime synojnë të verifikojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për të transportuar në mënyrë të sigurt presidentin.
Të premten pasdite, presidenti Tramp (Trump) vizitoi avionin luksoz Boeing 747.
Aeroplani është një nga dhuratat më të mëdha të huaja të marra ndonjëherë nga qeveria amerikane dhe ka ngritur pyetje ligjore dhe etike pasi Katari ofroi të zëvendësonte avionin presidencial vitin e kaluar.
Presidenti Tramp (Trump) tha në muajin maj se do të ishte budalla nëse nuk do ta pranonte ofertën.
Vlerësohet se do të kushtojë rreth 400 milionë dollarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments