PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI M’U LUT TË BËJA NJË FOTO ME TË; MË ERDHI KEQ PËR TË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Ajo më lutej të bëja një foto me të, më erdhi keq për të”.
Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke iu referuar kryeministres së Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni, në një telefonatë me emisionin “L'Aria che tira” në entin mediatik italian “La7”.
“Si është kryeministrja juaj? Si është ajo”, pyeti pyeti presidenti Tramp (Trump) intervistuesin.
“Çfarë tha ajo kur më takoi? Ajo ndoshta është e lumtur që fola me të! Nuk kisha nevojë! Nuk di çfarë t'i them” shtoi ai, duke iu përgjigjur gazetares që e pyeti përsëri për takimin.
“Ajo më luti të bëja një foto me të! Ajo donte shumë një foto me mua. Nuk do ta kisha bërë, por më erdhi keq për të”, shtoi presidenti Tramp (Trump).
“Evropianët gabuan në të gjitha çështjet e energjisë dhe gabuan në të gjitha çështjet e imigracionit, dhe nëse nuk i zgjidhin këto probleme, Evropa nuk do të jetë më kurrë e njëjtë.
Ata ndoshta nuk do të jenë në gjendje t'i zgjidhin ato. Imigracioni është një katastrofë, dhe energjia, me të gjitha ato turbina me erë që dështojnë, është një katastrofë”, tha presidenti Tramp (Trump).
“Unë nuk jam i përfshirë në këtë çështje. Ne duam vetëm paqe”, tha presidenti Tramp (Trump), kur u pyet në lidhje me mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe implikimet që kjo mund të ketë për përpjekjet e tij me presidentin Vladimir Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments