PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KOHA PËR IRANIN PO MBARON; IRANI TË ULET SHPEJT NË TRYEZËN E NEGOCIATAVE DHE TË NEGOCIOJË MARRËVESHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | “Irani do të reagojë si kurrë më parë në rast të një sulmi amerikan”.
Misioni i Teheranit në OKB e njoftoi këtë lajm.
Në orët e fundit, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) tha se shpreson që Irani të ulet shpejt në tryezën e negociatave dhe të negociojë një marrëveshje, duke theksuar se koha po mbaron dhe duke paralajmëruar se sulmi i ardhshëm amerikan kundër Republikës Islamike do të jetë shumë më i keq se ai i nisur në muajin qershor të vitit 2025.
Misioni i Iranit në OKB shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se Teherani do të lëshojë një hakmarrje të paprecedentë në rast të çdo sulmi të ShBA-së pas kërcënimit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
“Irani është gati për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella, por nëse provokohet, do të mbrohet dhe do të përgjigjet si kurrë më parë”, shkroi Misioni në rrjetin social virtual Iks (X), duke bashkëngjitur një pamje të ekranit të mesazhit të Presidentit Tramp (Trump) në mediat sociale virtuale në të cilin ai foli për një armatë masive që po shkonte drejt Republikës Islamike.
“Le të shpresojmë që Irani të ulet shpejt në tryezën e negociatave dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë - JO ARMË BËRTHAMORE - që u sjell dobi të gjitha palëve. Koha është thelbësore! Siç i thashë Iranit edhe një herë më parë, BËJE NJË MARRËVESHJE!”.
Kështu shkroi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Ata nuk e bënë, dhe pati Operacionin Çekani i Mesnatës (në qershor 2025), një shkatërrim masiv të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e lini që kjo të ndodhë përsëri”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments