PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): IRANI DUHET TË BËJË NJË MARRËVESHJE PËRPARA SE TË MOS MBETET ASGJË NGA ISH-PERANDORIA PERSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Disa iranianë të linjës së ashpër folën me guxim, por nuk e dinin se çfarë do të ndodhte.
Tani të gjithë janë TË VDEKUR dhe vetëm sa do të përkeqësohet”, shkruan presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Tashmë ka pasur vdekje dhe shkatërrime të mëdha por ka ende kohë për t’i dhënë fund kësaj masakre, me sulmet e ardhshme që janë planifikuar tashmë, të cilat, do të jenë edhe më brutale.
Irani duhet të arrijë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane.
“I dhashë Iranit shans pas shansi për të arritur një marrëveshje.
U thashë atyre, me fjalët më të forta të mundshme: thjesht ta bëjnë.
Por pavarësisht sa shumë u përpoqën, pavarësisht sa afër iu afruan, nuk mundën.
U thashë atyre se do të ishte shumë më keq nga çdo gjë që prisnin ose u ishte thënë, se Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë, PARA KUFIZIMIT, dhe se Izraeli ka shumë prej tyre, dhe do të ketë shumë më tepër për të ardhur - dhe ata dinë si ta përdorin ato”, shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments