PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) THIRRI MBLEDHJE TË KABINETIT PAS SULMEVE IZRAELITE NDAJ IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) ka thirrur një mbledhje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
Transmetuesi televiziv “Cnn” raporton se presidenti Tramp (Trump) dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë prisnin sulme izraelite kundër Iranit këtë mbrëmje.
Në një konferencë për shtyp dje, presidenti amerikan kishte thënë se sulmi ishte i mundur, por gjithashtu i kishte kërkuar Izraelit të mos e bënte atë.
Disa orë para sulmit, manjati kishte shkruar në rrjetin social virtual “Truth” se Shtetet e Bashkuara mbeteshin të përkushtuara ndaj një zgjidhjeje diplomatike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments