top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË KETË ZGJIDHJE EDHE PËR LUFTËN NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), ka përsëritur besimin e tij në zgjidhjen e luftës në Ukrainë”, raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Duke folur në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në qytetin jugkorean Gieongju (Gyeongju), Presidenti Tramp (Trump) përsëriti se ka zgjidhur me sukses gjithsej tetë konflikte.


I vetmi që nuk e kam trajtuar”, tha ai, është ai midis Rusisë dhe Ukrainës.


Por edhe ky do të zgjidhet. Mendova se do të ishte e lehtë, falë marrëdhënies sime me Presidentin rus Vladimir Putin; doli pak më ndryshe, por besoj se do të zgjidhet. Kush do ta kishte menduar se do të krijonim paqe në Lindjen e Mesme, por jo të arrinim paqen midis Rusisë dhe Ukrainës? Sepse paqja në Lindjen e Mesme ishte e paarritshme”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page