top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBËRRITI NË TOKIO | U TAKUA ME PERANDORIN E JAPONISË NARUHITO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Tokio, Japoni | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), u prit në mënyrë mbretërore të hënën në Japoni, në fazën e fundit të një udhëtimi pesëditor në Azi, të cilin, ai shpreson ta kulmojë me një marrëveshje mbi një armëpushim për luftën tregtare me Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).


Ai po ndërmerr udhëtimin e tij më të gjatë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në muajin janar.


Ai njoftoi një sërë marrëveshjesh mbi tregtinë dhe mineralet kritike me katër vende të Azisë Juglindore gjatë ndalesës së parë në Malajzi dhe pritet të takohet me Presidenti Shi (Xi) në Korenë e Jugut të enjten.


Negociatorët nga dy ekonomitë kryesore të botës ranë dakord të dielën për një marrëveshje për të pezulluar tarifat më të ashpra amerikane dhe kontrollet kineze të eksportit të metaleve të rralla”, thanë zyrtarët amerikanë.


Lajmi bëri që aksionet aziatike të rriteshin në nivele rekord.


Kam shumë respekt për Presidentin Shi (Xi) dhe mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”, u tha Presidenti Tramp (Trump) gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One” përpara se ai të zbriste në kryeqytetin japonez, Tokio.


Ai shkoi në Pallatin Perandorak, ku shtrëngoi duart dhe pozoi për fotografi me Perandorin japonez Naruhito.


Mijëra policë po ruanin Tokion pasi një burrë me thikë u arrestua të premten jashtë ambasadës amerikane, ndërsa një protestë anti-Tramp (Trump) ishte planifikuar në qendër të Shinjukut.


Trump tashmë ka fituar një premtim investimi prej 550 miliardë dollarësh nga Tokio në këmbim të lehtësimit të tarifave ndëshkuese të importit.


Sekretari i Tregtisë Hauard Latnik (Howard Lutnick) dhe homologu i tij japonez Riosei Akazaua (Ryosei Akazawa), arkitektët e marrëveshjes tarifore të arritur në muajin korrik, diskutuan rrjetet e energjisë si një zonë të mundshme investimi gjatë një dreke me sushi në Tokio më herët të hënën”, raportuan mediat vendore.


Presidenti Tramp (Trump) tha se mezi priste të takohej me Kryeministren Takaiçi (Takaichi), një aleate e ngushtë e mikut të tij të ndjerë dhe partnerit të tij të golfit, ish-kryeministrit Shinzo Abe, duke shtuar se:

1- Mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page