PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DUHET T'I JAPË FUND LUFTËS NË UKRAINË DHE JO TË TESTOJË RAKETA BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Avioni presidencial “Air Force One” | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), tha të hënën se Presidenti rus Vladimir Putin duhet t'i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë një raketë me energji bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një nëndetëse bërthamore të pozicionuar pranë brigjeve të Rusisë.
Presidenti Vladimir Putin tha të dielën se Rusia kishte testuar me sukses raketën e saj bërthamore “Burevestnik”, një armë e aftë për të mbushur bomba bërthamore që Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse dhe do të ecë përpara drejt vendosjes së kësaj arme.
Moska tha se “9M730 Burevestnik” (Stuhia Petrel) kishte fluturuar për 14000 km (8700 milje).
I pyetur në “Air Force One” në lidhje me provën e raketës, të quajtur “SSC-X-9 Skyfall” nga NATO, Presidenti Tramp (Trump) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin nevojë të fluturonin kaq larg pasi kishin një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë.
“Ata e dinë që kemi një nëndetëse bërthamore, më të madhen në botë, menjëherë pranë brigjeve të tyre, kështu që dua të them, nuk ka pse të shkojë 8000 milje”, u tha Presidenti Tramp (Trump) gazetarëve.
“Nuk mendoj se është e përshtatshme që Presidenti Putini të thotë, meqë ra fjala: Duhet t’i jepni fund luftës, lufta që duhej të kishte zgjatur një javë tani është në , … vitin e saj të katërt, kjo është ajo që duhet të bëni në vend që të testoni raketa”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments