top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBËRRITI NË JAPONI PËR VIZITË TRE-DITORE | SOT DO TË TAKOHET ME PERANDORIN NARUHITO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Tokio, Japoni | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), zbarkoi në aeroportin Haneda të Tokios në Japoni për një qëndrim tre-ditor.


Kjo është vizita e tij e katërt si president dhe e para që nga samiti i G20-ës në Osaka, i mbajtur në vitin 2019, si dhe e para e mandatit të tij të dytë presidencial.


Axhenda përfshin një takim me Perandorin Naruhito në orët e para të mbrëmjes, i ndjekur të martën nga një samit me Kryeministrin e sapozgjedhur Sanae Takaiçi (Takaichi) dhe një vizitë në bazën ushtarake amerikane në Jokosuka (Yokosuka), në jug të kryeqytetit, ku ai do të mbajë një fjalim në bordin e një aeroplanmbajtëseje.


Një takim me udhëheqësit e biznesit në Tokio është planifikuar gjithashtu për të martën në mbrëmje.


Presidenti Tramp (Trump) deklaroi se shpreson të ndërtojë një marrëdhënie fantastike me Kryeministren Takaiçi (Takaichi).


Por, ai theksoi gjithashtu nevojën që vendi i aleatit të tij të luajë një rol më të madh në sigurinë rajonale përmes rritjes së shpenzimeve ushtarake.


Presidenti i ShBA-ës përsëriti gjithashtu qëllimin e Uashingtonit për të zgjedhur destinacionet e investimeve japoneze, pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të lindur nga negociatat e tarifave të prezantuara nga administrata e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page