PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ARMËPUSHIMI NË GAZË DO TË ARRIHET JAVËN TJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Ushington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha të premten se beson që është e mundur të arrihet një armëpushim në konfliktin në Gaza brenda javës së ardhshme.
Presidentit Tramp (Trump), në një aktivitet në Zyrën Ovale, për të festuar një marrëveshje midis Kongos dhe Ruandës, u tha gazetarëve se beson që një armëpushim është afër.
Ai tha se sapo kishte folur me disa nga njerëzit e përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim për armiqësitë midis Izraelit dhe Hamasit.
Rreth 50 pengje mbeten nën robërinë e Hamasit pasi u rrëmbyen nga grupi terrorist më 7 tetor të vitit 2023.
Ndërsa grupi terrorist fillimisht rrëmbeu rreth 250 veta, shumë prej tyre u liruan sipas marrëveshjeve të mëparshme të armëpushimit dhe disa u shpëtuan nga IDF.
Autoritetet shëndetësore palestineze të drejtuara nga Hamasi kanë pohuar se lufta ka vrarë dhjetëra mijëra banorë të Gazës dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.
Njoftimi i Presidentit Tramp (Trump) vjen pasi një marrëveshje armëpushimi i dha fund një lufte 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, një vend i drejtuar nga islamistët që mbështet shumë nga grupet terroriste kundër të cilave Izraeli ka luftuar gjatë dy viteve të fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments