PRESIDENTI LULA: DO MARR PJESË NË G7-të NË MUAJIN QERSHOR NË ITALI | DO MBURREM ME PRODHIMIN E ETANOLIT TË GJENERATËS SË DYTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27, 2024
- 1 min read
Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva konfirmoi sot pjesëmarrjen e tij në samitin e G7-ës - grupi i fuqive kryesore industriale në botë - i cili do të mbahet nga 13 deri më 15 korrik në Itali.
“Unë do të shkoj në G7-të, merr pjesë edhe Papa Françesku dhe (presidenti francez) Emanuel Makron, me pak fjalë të gjithë”, deklaroi kreu i shtetit në një fjalim në Guariba, në shtetin e Shën Palit (Sao Paulos), ku mori pjesë në inaugurimin e fabrikës më të madhe të prodhimit të etanolit të gjeneratës së dytë në botë, që pritet të vërë në dispozicion 82 milionë litra karburant të pastër në vit.
Me këtë rast Lula do të ketë mundësinë të ilustrojë rezultatet e prodhimit të kompanisë braziliane të etanolit Raízen tek krerët e shteteve të ndryshme të vendeve të tjera, si Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para se të shkonte në Itali, ai më pas tha: “Unë do të bëj një marrëveshje me Ministrin e Minierave dhe Energjisë, Alexandre Silveira, i cili do të përgatisë një shishe me etanolin tonë të gjeneratës së dytë, të cilën, unë dua t'ia dorëzoj secilit udhëheqës, në mënyrë që të llogaritet se çfarë mund të bëjë në këtë sektor Brazili ynë, që i përket ‘Jugut Global’.”
Samiti i G7, i cili do të kryesohet nga kryeministrja italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni), do të zhvillohet në mes të muajit qershor në Borxho Enjacia (Borgo Egnazia), në luginën Itria të Pulias.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































