PRESIDENTI BAIDN (BIDEN): AMERIKA ËSHTË GATI TË MBROJË IZRAELIN DHE TRUPAT E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan dhe zëvendësja e tij u informuan kërcënimet dhe përpjekjet e Iranit për de-përshkallëzimin.
“Pak kohë më parë, zëvendëspresidenti dhe unë u informuam në Sallën e Situatave për zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Ne kemi marrë përditësime mbi kërcënimet e paraqitura nga Irani dhe aleatët e tij, përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet rajonale dhe përgatitjet për të mbështetur Izraelin nëse ai sulmohet përsëri”, shkroi presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) në rrjetin social virtual Iks (X), duke postuar një foto të ekipit të sigurisë kombëtare.
“Ne diskutuam gjithashtu hapat që po ndërmarrim për të mbrojtur forcat tona dhe për t'iu përgjigjur çdo sulmi kundër personelit tonë në mënyrën dhe vendin që ne preferojmë”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments