PRESIDENTI AMERIKAN POHON SE NË AMERIKË EKZISTON ENDE DISKRIMINIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 29, 2023
- 1 min read

Uashington, ShBA | Diskriminimi ekziston ende në Shtetet e Bashkuara, mundësitë e barabarta nuk janë kudo në vend: tha presidenti amerikan Xho Baidën (Joe Biden), duke komentuar në Shtëpinë e Bardhë vendimin e gjykatës supreme, e cila anuloi veprimin historik afirmativ për akses në universitete. “Unë besoj se kolegjet tona janë më të forta kur ka diversitet racor”, vazhdoi ai. “Ka nevojë për një rrugë të re, nuk mund të lejojmë që kjo të jetë fjala e fundit”, shtoi ai, duke përsëritur zhgënjimin e fortë”me fjalinë e tij. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)




















Comments