PRESIDENTI AMERIKAN DËNOI SULMIN MBI SPITALIN E GAZËS | KËRKON TË ZBULOHEN SHKAKTARËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 18, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i SHBA Xhëu Baidn (Joe Biden) tha se ishte i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar nga shpërthimi në një spital në qytetin e Gazës, dhe nga humbjet e tmerrshme të jetëve njerëzore që rezultuan si pasojë e tij.
Në një deklaratë zyrtare të lëshuar në bordin e avionit presidencial, i njohur ndryshe edhe si Forca Ajrore Nr.1 (Air Force One) në Izrael, presidenti Baidn (Biden) tha se ai foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe mbretin Abdullah II të Jordanisë menjëherë pas dëgjimit të lajmit, dhe u kërkoi këshilltarëve të tij që të vazhdojnë të mbledhin informacion mbi atë që ka ndodhur saktësisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments