PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GARDA KOMBËTARE DO TË RIVENDOSI LIGJIN DHE RENDIN; NQS DO TË KETË KRYENGRITJE DO TË PËRDORET “AKTI I KREYNGRITJES” PËR TA SHTYPUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Garda Kombëtare është vendosur në Los Angeles për të rivendosur ligjin dhe rendin”, u tha presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) gazetarëve para se të nisej për në Kemp Deivid (Camp David).
“Ne jemi të gatshëm të dërgojmë trupa kudo dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë në vendin tonë.
Nuk do ta lejojmë që vendi ynë të shkatërrohet në këtë mënyrë”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e shpërthimit të protestave të tjera në qytete si Jorku i Ri (Nju Jorku) dhe Çikago.
“Do të jemi shumë, shumë të fortë në aspektin e ligjit dhe rendit”, shtoi ai.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka thënë se do të përdorë Aktin e Kryengritjes nëse ka një kryengritje në Los Anxhelos.
“Varet nëse ka apo jo”, tha ai.
Në teori, për të dërguar Gardën Kombëtare, presidenti do të duhej të përdorte ligjin e shekullit të 18-të që rregullon vendosjen e atyre ushtarëve në situata emergjente.
“Nuk ka kryengritje tani, por ka njerëz të dhunshëm dhe nuk do t'i lëmë të ikin pa u ndëshkuar”, tha ai.
Ai kishte kërcënuar të përdorte Aktin e Kryengritjes në vitin 2020 kundër protestave në disa qytete për vrasjen e z. Xhorxh Flloid (George Floyd) nga një oficer policie në Minneapolis, por Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Mark Esper, e kundërshtoi atë, duke thënë se ligji duhet të përdoret vetëm në situatat më urgjente dhe serioze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments