PORTUGALI: 26 VETA TË ARRESTUAR PËR ZJARRVËNIE; 77 VATRA ZJARRI ENDE AKTIVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2025
- 1 min read

Lisbonë, Portugali | Të paktën 26 veta janë arrestuar në Portugali që nga fillimi i vitit me dyshimin se kanë shkaktuar disa nga zjarret pyjore në vend, ku situata mbetet e rëndë me 77 vatra zjarri ende aktive, sipas mediave vendore.
Dje, një total prej 1700 punëtorësh me 440 automjete dhe 90 aeroplanë dhe helikopterë ishin të zënë me shuarjen e flakëve.
Të paktën 23 nga këto zjarre, ose gati një e treta e totalit, shpërthyen gjatë natës midis të dielës dhe të hënës, duke ngritur dyshime se një pjesë e konsiderueshme e këtyre incidenteve ishin ndezur qëllimisht.
Deri më tani, afërsisht 30000 hektarë janë bërë tym, më shumë se gjysma e të cilave, vetëm në ditët e fundit.
Ndërkohë, vala e të nxehtit pritet të zgjasë më shumë se sa pritej, pritet të vazhdojë deri më 13 gusht, krahasuar me parashikimin e mëparshëm të mesjavës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments