top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “Nr.18”; DURRËS | ARBËR TIVARI U ARRESTUA; THEU MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË SHTËPI” DHE VODHI NË NJË LOKAL SENDE ME VLERË 300 MIJË LEKË TË RINJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
 Z. Arbër Tivari
 Z. Arbër Tivari

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arbër Tivari, me moshë 29 vjeç.


Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:

A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi" për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.


M. Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.


Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.


Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje.


Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Kujtesë | Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në një aksident automobilistik të ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022, ku mbeti e vdekur:

1- Znj/znjsh. Roxhesa Klironomi, me moshë 24 vjeçe, banuese në lagjen Nr.5 të qytetit të Durrësit.

2- Znj/znjsh. Silva Gjergji, nga Rubiku.


Të dyja, pasi kishin darkuar në Durrës me z. Tivari, janë nisur me të, në drejtim të Tiranës, me një automjet tip “Ford”, me të cilin, u përfshinë në aksident automobilistik.

 Z. Arbër Tivari dhe të ndjerat
 Z. Arbër Tivari dhe të ndjerat
ree

 Z. Arbër Tivari
 Z. Arbër Tivari

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page