top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PONTE DI NONA (URA E GJYSHES); ROMË | U ARRESTUA MARKELIAN HOTI (VËLLAI I DEPUTETES SË SUBJEKTIT POLITIK PUSHTET-KËRKUES PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË ELDA HOTI); TRAFIK DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 18
  • 1 min read

Ponte di Nona (Ura e Gjyshes), Romë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Policia di Stato) arrestuan mbështetur mbi të dhëna penale agjenturore:

1- Z. Markelian Hoti, me moshë 27 vjeç (vëllai i deputetes së subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë Elda Hoti).


Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës së Bashkuar.


Ai u identifiklua pas sekuestrimit të rreth 50 kilogramëve kokainë në portin e Antverp-it (në Mbretërinë e Belgjikës).


Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të kryer në kuadër të organizatës kriminale.


Ai rrezikon dënim penal deri në 15 vjet heqje lirie.


Pronari i hotelit ku ai qëndronte i fshehur nuk i kishte regjistruar të dhënat e tij në sistemin elektronik “Alloggiati Web”.


Ndaj tij filluan procedurat penale për ekstradim drejt autoriteteve të Mbretërisë së Belgjikës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page