POLONIA LËVIZ 1000 USHTARË NË LINDJE TË VENDIT | I BËN BARAZPESHË GRUPIT UAGNER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10, 2023
- 1 min read

Varshavë, Poloni | Polonia ka filluar të lëvizë më shumë se 1000 ushtarë në lindje të vendit, pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, për t'u ofruar mercenarëve të Grupit Uagner, të z. Jevgeni Prigozhin mundësinë për t'u zhvendosur në Bjellorusi, duke rritur frikën se prania e tyre mund të shkaktojnë rritje të tensionit në kufi. “Mbi 1000 ushtarë, dhe pothuajse 200 njësi të pajisjeve nga brigadat 12 dhe 17 kanë filluar të lëvizin në lindje të vendit”, shkroi në rrjetin shoqëror Twitter ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments