top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLITIKINI SERB LYEU VETEN ME BENZINË DHE I VURI FLAKËN PËRPARA KOMISARIATIT TË POLICISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 14, 2023
  • 1 min read

Topole, Serbi | Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles, ka lyer veten me benzinë, dhe më pas i ka vënë flakën vetes, para një komisariati policie.


Flakët që e kapluan janë shuar, megjithatë ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Incidenti pasoi seancën e djeshme të kuvendit komunal, dhe në orët e vona të mbrëmjes, këshilltari doli para stacionit policor, dhe i ka vënë flakën vetes.


Dyshohet se z. D.M., me moshë 53 vjeç, fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë, dhe më pas ka vendosur për këtë akt. Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë duke ia shuar zjarrin.


Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë transportuar në Qendrën Klinike në Kragujevc, por jo vetëm, në spital është dërguar edhe një punonjës policie që lëndoi krahun kur po përpiqej të shpëtonte burrin që digjej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page