top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA GREKE SEKUESTROI 100 KG HASHASH NË IGUMENICË | U ARRESTUA ARISTIDHI DALIPI DHE AMARILDO OMERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 3, 2024
  • 1 min read

Igumenicë, Greqi | 100 kg hashash u sekuestruan nga autoritetet greke.

Një automjet nuk iu bind shenjës së policisë greke për të ndaluar, por, nga inati ia shkeli gazit.

Në ecje e sipër ndodhi një aksident automobilistik.

Fill pas tij, dy veta, dolën nga automjeti dhe u larguan me vrap, por u kapën nga strukturat e policisë greke.

Pas kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan:

1- 66 pako me 87.5 kg hashash.

2- 10 pako me 11 kg hashash të llojit “çokollatë”.

E tërë sasia 98.5 kg hashash.

Automjeti rezulton se është në pronësi të një qyetari grek që ndodhet i burgosur.

Drejtuesi i mjetit ishte një qytetar grek që nuk kishe leje drejtimi automjeti (z. Aristidhi Dalipi, me moshë 24 vjeç, me kombësi shqiptare e shtetësi greke).

Pasagjer një qytetar shqiptar, i cili, rezulton me masë ndalimi hyrje në Greqi (z. Amarildo Omeri, me moshë 35 vjeë, me origjinë nga Fieri).

Pronar i automjetit rezulton vëllai i z. Aristidhi Dalipi, i quajtur Dhionisios Lulëzim Dalipi (tashmë me masë sigurimi në burgun Koridhalo, të Greqisë).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page