top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA GJERMANE PARANDALOI SULM TERRORIST ISLAMIK NË KËLN | ARRESTOI 3 TAXHIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 1, 2024
  • 1 min read

Këln, Gjermani | Tre veta u arrestuan nën dyshimin se kanë planifikuar një sulm në katedralen e Këlnit, Gjermani, në natën e Vitit të Ri.

Sipas policisë gjermane, të tre synonin të përdornin një makinë për të kryer sulmin.

Shefi i policisë së Këlnit, Johannes Hermann, raportoi se të arrestuarit ishin pjesë e grupeve islamike, dhe ishin të lidhur me një shtetas taxhik, të arrestuar ditët e fundit, me dyshimin për përgatitjen e një sulmi tjetër.

Sipas asaj që raportohet nga enti mediatik Bild, katër shtetasit taxhikë kishin për qëllim të kryenin sulme në emër të shtetit islamik Khorasan (IS-k), një grup i lidhur me ISIS-in, në Afganistan.

Parkimi nëntokësor i katedrales u kontrollua nga oficerët me qen nuhatës, por nuk u gjet eksploziv.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page