top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E TIRANËS ARRESTON ANËTARËT E NJË GRUPI TË STRUKTURUAR KRIMINAL QË SHIT-BLENTE DROGËRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 15, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Policia vendore e Tiranës, gjatë një operacioni pranë fshatit Marikaj, sekuestroi 1.1 kilogram kokainë të pastër, origjina e së cilës lidhet me Amerikën Latine, dhe arrestoi 5 anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej nga z. Ergest Nexhipi, dhe nga z. Brajan Lala. Hetimet penale për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, kishin nisur që në dhjetor të vitit 2022, kur policia vendore e Tiranës kishte rënë në gjurmët e z. Erges Nexhipi, dhe të z. Brajan Lala, që sipas saj, mbaheshin edhe si drejtues të grupit. Ata kishin lidhje me tregtarë shumice drogërash të rënda me bazë në Qarkun e Durrësit, nga ku siguronin kokainë të pastër, të cilën më pas ua jepnin shpërndarësve të drogërave që veprojnë në kryeqytet për ta shitur në doza të vogla. Përveç tyre, u arrestuan edhe z. Mario Dema, z. Ledio Gashi dhe z. Ergi Saliu, të cilët, ushtronin rolin e gjetësve të lidhjeve të duhura profesionale me shpërndarës drogërash kryesisht në Tiranë, tregun e shitjes së të cilave e kishin gjetur në baret dhe klubet e natës, që gjenden në zonën e atij që njihet si ish-Blloku i nomenklaturës titisto-staliniste. Arrestimit mund t’i shpëtonte një 34-vjeçar, i cili kryente rolin e vëzhguesit, dhe ndiqte rrugën e kokainës, kur ajo transportohej nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Policia po thellon hetimet, me qëllim gjetjen dhe dokumentimin shkresërisht të subjekteve tek të cilët furnizoheshin me kokainë të lartpërmendurit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page