top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLIC ÇOKALLI NGA KONISPOLI U VAJTI NË SHTËPI DHE U BËNTE PRESION PËR VOTËN | PEZULLOHET NGA DETYRA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 13, 2023
  • 1 min read

Konispol, Shqipëri | Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli, është pezulluar nga detyra. Ky pezullim i tij nga detyra ka ardhur pas një denoncimi të bërë nga një faqe gazete e quajtur “Konispol Web”, e cila shkruan se inspektori i policisë u ka bërë presion qytetarëve për votën. Në denoncim thuhet se makina e z. Çakallit është fotografuar para një shtëpie në Konispol, ku iu ka ushtruar presion qytetarëve. “Polici ose 'i plotfuqishmi' i zonës Konispol, z. Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon, është përfshirë me mish dhe shpirt, në fushatën zgjedhore duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë PS. Kjo është makina e fotografuar përpara shtëpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe SPAK, nuk mund të publikojmë foto dhe Video, pasi i disponojmë të gjitha provat. POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën, atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndëshkojë krimin?”, thuhet në denoncimin e faqes “Konispol Web”.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page