top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POGRADEC | BANORËT E FSHATRAVE KALIVAÇ + LLËNGË + GUR I BARDHË BLLOKUAN NË SHENJË PROTESTE AKSIN RRUGOR “QUKËS-QAFË PLLOÇË” NË DALJE TË FSHATIT KALIVAÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
ree

Pogradec, Shqipëri | Banorët e disa fshatrave, Kalivaç, Llëngë dhe Gur i Bardhë bllokuan aksin rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, në dalje të fshatit Kalivaç.


Për rreth 10 minuta ata penguan qarkullimin e dhjetëra automjeteve në të dyja krahët. Gjatë protestës pati përplasje verbale midis banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.


Banorët protestuan pasi kanë marrë njoftim se ARrSh-ja se brenda pak ditësh do të mbyllë rrugën ekzistuese që lidh fshatrat e tyre me aksin kombëtar “Qukës-Qafë Plloçë”.


Sipas tyre rruga alternative që u është propozuar nga ARrSh-ja shton më shumë se 2 km distancë dhe është e amortizuar dhe e pakalueshme për automjetet e vogla.


Të vijë Bashkia këtu, merrini të vijnë këtu, për atë punë i votuam. Të më vijë mbesa mua këtu, me çfarë ta marrë unë atë, se nuk kaloj dot. Le të vijnë këtu ata, për ça i votuam, le të vinin këtu. Të vijnë të na ndihmojnë ne këtu, njerëz jemi ne dhe njerëz janë ata. Duam të drejtën tonë”, deklaruan banorët.


Gjatë protestës së banorëve ndërhyri z. Ilia Muço, administrator i Njësisë Administrative Trebinjë, i cili, i garantoi banorët se rruga hyrëse do të qëndrojë e hapur derisa ARrSh-ja të marrë vendim përfundimtar.


Aksi rrugor kombëtar “Qukës-Qafë Plloçë” është 43-km i gjatë dhe konsiderohet si investim i rëndësishëm që lidh qendrën me Juglindjen me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page