FSHATI GËSHTENJAS; POGRADEC | GENTIAN YZELLARI MBETUR I PLAGOSUR PAS SHPËRTHIMIT TË NJË GRANATE DORE TEKSA PO PUNONTE TOKËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 18 hours ago
- 1 min read

Fshati Gështenjas, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Gentian Yzellari, me moshë 49 vjeç, mbeti i plagosur.
Njoftim | Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments