FSHATI PAULESH; PEQIN | U ARRESTUA ENVER HOXHA; KONSIDEROHET PËRGJEGJËS PËR VDEKJEN NË VENDIN E PUNËS TË GURI DASHIT NGA FSHATI RRAJCË I LIBRAZHDIT (BANUES NË POGRADEC).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 25
- 1 min read

Fshati Paulesh, Peqin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Enver Hoxha, me moshë 64 vjeç.
Ai konsiderohet përgjegjës për vdekjen në vendin e punës të:
1- Z. Guri Dashi, me moshë 42 vjeç, me origjinë nga fshati Rrajcë i Librazhdit, banues në Pogradec.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments