PLANI USHTARAK PËR TË SHKATËRRUAR DRONËT E KIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 17, 2024
- 3 min read
Nga z. Federiko Xhuliani (Federico Giuliani).
Romë, Itali | Kim Jong Un duket se ka ndryshuar qëllimet e tij afatgjata.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut i quajti dy Koretë “marrëdhënie shtetërore armiqësore”, dhe deklaroi se Pheniani nuk do të ndiqte më ribashkimin, dhe urdhëroi përgatitjet ushtarake për t'i dhënë Veriut aftësinë për të “shtypur të gjithë territorin e Koresë së Jugut”.
Ai më pas u dha udhëzime zyrtarëve të lartë të vendit për të “asgjësuar” Seulin dhe Uashingtonin nëse të dy kombet fillojnë një konfrontim të armatosur.
Duket sikur ka kaluar një epokë gjeologjike, që kur në vitin 2018, presidenti i Koresë së Veriut dhe homologu i tij amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump), u takuan - tre herë për të qenë të saktë - në një përpjekje për të gjetur një marrëveshje mes palëve.
SEZONI I RI KOREAN PARASHIKON STUHI DHE STUHI.
Administrata Baidn (Biden) nuk ka arritur të lëvizë situatën, ndërsa lideri i Koresë së Jugut, konservatori Yoon Suk Yeol, nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me udhëheqësin Kim, siç u përpoq të bënte paraardhësi i tij Moon Jae In.
Rezultati është se sot Koreja e Veriut po bëhet sërish një problem serioz për SHBA-në dhe partnerët e saj aziatikë.
PAKTI I KORESË SË JUGUT KUNDËR DRONËVE.
Koreja e Veriut është dëshmuar të jetë e paparashikueshme. Një vit më parë, për shembull, Pheniani kishte dërguar disa nga dronët e tij përtej paralelit të 38-të (vijës së demarkacionit që ndan dy Koretë ende teknikisht në luftë me njëra-tjetrën), duke zbuluar disa nga deficitet mbrojtëse të Koresë së Jugut.
Meqenëse udhëheqësi i Koresë së Veriut po mendon për përmirësimin e avionëve të tij pa pilot, Seuli e ka parë të arsyeshme të marrë disa masa paraprake.
Në mënyrë të veçantë, Koreja e Jugut dhe kompania Boeing po bashkojnë forcat për të zhvilluar UAV-të në lartësi të mëdha, dhe me qëndrueshmëri të gjatë (Hale), që forcat e Koresë së Jugut mund t'i përdorin si përgjigje, ndaj infiltrimeve të mundshme të armikut.
Yonhap raportoi se agjencia e prokurimit të armëve të Koresë së Jugut, e njohur si DAPA, planifikon të bashkëpunojë me kontraktorin e mbrojtjes amerikane në projektin e ri të kërkimit të dronëve.
Të dyja palët thuhet se nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, muajin prill të kaluar, dhe u takuan në selinë e kompanisë, në Uashington, për të bashkëpunuar në projekt.
PLANET E SEULIT.
Koreja e Jugut po forcon aftësitë e saj të dronëve në përgjigje të përparimeve të fundit të Koresë së Veriut me dron. Në shtator, gazeta Korea Times raportoi se ushtria e Koresë së Jugut kishte krijuar një qendër të re komanduese për operacionet me dron në Poçeon (Pocheon).
“Nëse armiku fillon një provokim tjetër kundër vendit tonë, ne do të demonstrojmë një përgjigje të shpejtë dhe dërrmuese, për të bërë të qartë se veprimet e tij, do të çojnë në një rezultat shkatërrues”, tha gjenerali Lee Bo Hyung, i caktuar për të udhëhequr Komandën e Aviacionit të Ushtrisë, komandën e një njësie të re të krijuar posaçërisht për të trajtuar operacionet me dron.
Në të njëjtin muaj, faqja e internetit The Warzone vuri në dukje se ushtria e Koresë së Jugut kishte demonstruar vjedhurazi një dron me krahë fluturues, gjatë një parade ushtarake në Seul.
Ata dronë të vegjël mund t'i ofrojnë ushtrisë së Koresë së Jugut aftësi të fuqishme vëzhgimi dhe monitorimi.
Ata gjithashtu mund të kryejnë sulme të luftës elektronike, sulme kinetike, ose të veprojnë si drone kamikaze, për të goditur drejtpërsëdrejti objektivat, përfshirë Kim Jong Un-in.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments