PKK RINAS | KRISTJAN LULAJ U EKSTRADUA NGA ITALIA; KONSIDEROHET DORAS NË PËRPJEKJEN PËR VRASJEN E EMILJANO PALOKËS NË DATËN 02.04.2024 NË FSHATIN BAKS TË VELIPOJËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit kryen ekstradimin nga Italia të:
1- Z. Kristjan Lulaj, me moshë 26 vjeç.
Ai konsiderohet doras në përpjekjen për vrasjen e:
1- Z. Emiljano Paloka, në datën 02.04.2024, në fshatin Baks të Velipojës.
Njoftim | Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër.
26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments