top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK RINAS | ALEKS (ALEX) FERNADO VIOTI U ARRESTUA; I DËNUAR ME 8 VJET BURG PËR VRASJE NË BRAZIL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 8
  • 1 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Aleks (Alex) Fernado Vioti, me moshë 51 vjeç, banues në Itali, i dënuar me 8 vjet heqje lirie në Brazil për vrasje.


Njoftim | Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.


Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.


Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page