PKK MORINË | U ARRESTUA KRISTJAN LICA; GJYKATA E DURRËSIT I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat kufitare të Policisë së Shtetit ekzekutuan një vendim gjykate ndaj:
1- Z. Kristjan Lica, me moshë 34 vjeç.
Njoftim | Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, u bë e mundur kapja në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë, dhe ndalimi i shtetasit K. L., 34 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Ai akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që është gjetur në një banesë në lagjen nr.10, Durrës, në vitin 2022, e cila nga hetimet rezultoi se do të përdorej për ngjarje kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments