top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESË NGA DËSHMIA E KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ E MBAJTUR GJATË SEANCËS GJYQËSORE KU U SHQIPTUA MASA E SIGURIMIT NDAJ TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13, 2025
  • 2 min read
  Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe prokurori që i ngriti akuzat penale Ols Dado.
  Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe prokurori që i ngriti akuzat penale Ols Dado.

Tiranë, Shqipëri | Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën e djeshme në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurimit vetjak.

 

Gjatë dëshmisë së tij z. Veliaj ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar.

 

Gjatë seancës gjyqësore paraprake që zgjati rreth 11 orë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u përball me prokurorin e çështjes, Olsi Dado, rreth mungesës së fakteve për arrestimin e tij.

 

Më burgosët në mes të fushatës dhe ky është një akt i pastër politik. Më nxorët me dhunë nga fushata. Por, unë jam më i lirë se ju sepse ju burgosjen e keni në kokë.


Unë nga dritarja e qelisë time shikoj shkollën ‘Jeronim de Rada’, të cilën e kemi rindërtuar me Bashkinë e Tiranës, është një ndër mijëra veprat e mia, që kam bërë në këtë qytet. Kurse ju nga dritarja e zyrës tuaj shikoni burgun.


Në 11 orë seancë, ende nuk e di pse kam arrest me burg; ende nuk e di pse jam këtu. Nuk ma keni shpjeguar?


Ku qëndron rrezikshmëria ime, që më mbani në burg? Që do dal e do hap çerdhe e kopshte?


Ajo që i kam kërkuar oficerit gjyqësor është të mos e njoftojnë bashkëshorten time me sms intimiduese, por ta lajmërojnë sipas rregullave proceduriale, dhe kjo është marrë si kërcënim dhe ju më mbani në burg?


Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit”.

 

Ai iu referua edhe disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të BKH-së, i cili, i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK.

 

Në këtë moment, prokurori Ols Dado, duke ngritur zërin, i është drejtuar z. Veliaj me fjalët: “Je patologjik!

 

Pas kësaj, Veliaj ka thënë se: “Ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pyet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page