top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E KATËRT | SI STËRVITEN DHE ÇFARË BËJNË MILICËT E GRUPIT UAGNER (WAGNER)?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9, 2023
  • 8 min read

ree

Nga z. Paul Mauri. Romë, Itali | Grupi Uagner, i përcaktuar si Kompani Private Ushtarake, u themelua në vitin 2014, mbi përvojën e Korpusit Sllav, një kompani kontraktore e regjistruar në vitin 2013 në Hong-Kong, menjëherë pas shpërthimit të luftës së përgjakshme civile siriane. Kjo mblodhi së bashku ish-ushtarakë dhe personel shumë të kualifikuar me përvojë në Irak, Afganistan, Bririn e Afrikës, Taxhikistan ose Serbi. Midis tyre ishte Dimitri Utkin , një ish-toger i Spetsnaz-it dhe oficer i GRU-së, aktiv në vitet 1990, emri i betejës i të cilit ishte në fakt “Wagner”, për të nënvizuar simpatitë e tij pro-naziste. Z. Utkin konsiderohet një nga komandantët e departamentit, së bashku me biznesmenin e njohur Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin). Që nga themelimi i saj, Kompania Private Ushtarake Uagner (Wagner) është angazhuar në taetro të ndryshëm lufte, nga Siria në Mozambik, nga Ukraina në Libi, duke kaluar gjithashtu nga Venezuela, Mali, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani, Madagaskari etj. Jo të gjitha operacionet në këto vende janë aktualisht ende në vazhdim, dhe, siç do të shohim, disa kanë qenë të pasuksesshme. Ne e dimë se Kompania Private Ushtarake e dyshes Prigozhin/Utkin ka zyrën e saj të regjistruar në Argjentinë, ndërsa ka zyra në Rusi dhe një qendër trajnimi në rajonin e Krasnodarit, në Molkino, e vendosur në bazën e Drejtorisë kryesore të Informacionit (GRU), pikërisht në Brigadën e 10-të të Detyrave Speciale (të Veçanta). Kjo për shkak se legjislacioni rus ndalon ekzistencën e kompanive private që merren me çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes, dhe ky kusht i veçantë, i zakonshëm për Kompanitë Private Ushtarake të tjera ruse, i ka lejuar Kremlinit të ketë një mohim të besueshëm për punën e kontraktorëve. Të flasësh për mercenarë, për sa u përket njerëzve të Uagnerit (Wagner), është e pahijshme: personeli punon ekskluzivisht në emër të Moskës, domethënë si një instrument tjetër përveç Forcave të Armatosura të saj, i aftë për të kryer ato funksione jashtë vendit, të cilat, do të ishin të pamundura të kryeshin nëse jo në mënyrë të hapur, duke u ekspozuar në nivel politik. Trajnimi. Si stërviten milicët e Prigozhinit? Kursi i trajnimit zgjat 21 ditë dhe nga i pari bëhet një përzgjedhje në bazë të përvojës së mëparshme personale. Të gjithë mund të regjistrohen, edhe fillestarët, dhe nuk ka kufizime të mëdha moshe, por si udhëzues preferohet përfshirja e meshkujve nga 24 deri në 50 vjeç: kushti i detyrueshëm është të jenë fizikisht të fortë, dhe të mos kenë sëmundje infektuese si SIDA, tuberkulozi, diabeti, kanceri, sifilizi, hepatiti. Me nënshkrimin e kontratës, e cila garanton një pagë minimale prej 240 mijë rublash ruse (2926 $) në muaj, (duke përjashtuar shpërblimet për veprimtarinë luftarake), bëhet një parazgjedhje për të caktuar komandantët e njësive të vogla (skuadrat, togat, kompanitë), të cilët, zgjidhen në bazë të përvojës dhe nivelit të përgatitjes ushtarake: përparësi u jepet atyre që kanë kryer tashmë operacione luftarake, ish oficerëve të ushtrisë, dhe atyre që kanë qenë pjesë e forcave të sigurisë (për shembull Omon, policia speciale, dhe Rosgvardija, Garda Kombëtare e Federatës). Që nga ai moment, milici ftohet të zgjedhë një emër lufte, i cili do ta karakterizojë atë së bashku me numrin serial. Pas kësaj, fillon procesi i menjëhershëm i trajnimit. Programi standard përfshin disa hapa bazë. Fillon me trajtimin e armëve duke përfshirë masat e sigurisë, zgjidhjen e problemeve, praktikën e gjuajtjes (në këmbë, gjunjëzimin, shtrirjen), rimbushjen taktike, ndryshimin e pozicionit, dhe drejtimit gjatë gjuajtjes, ndryshimin e duarve. Vazhdohet me aktivitetin e nevojshëm për të zhvilluar aftësitë motorike, dhe kujtesën e muskujve, për të bërë gjithçka automatikisht, pa hezitim. Hapësirë ​​e bollshme u jepet nocioneve taktike: mësohet të lexohen simbolet konvencionale të njësive, dhe kartat taktike, si të lëvizet në formacione të mëdha, dhe në grupe të vogla prej tre vetash, që për rrjedhojë përfaqëson qelizën bazë për organogramin e Kompanive Private Ushtarake. Mësohet se si të lëvizet në fusha të hapura dhe në qytete, si të sulmohen dhe neutralizohen llogoret, ndërtesat dhe në përgjithësi veprimet sulmuese dhe mbrojtëse të këmbësorisë. Për sa i përket të shtënave, qëllohet shumë, dhe pothuajse me të gjitha armët e vogla, dhe mitralozat e rëndë, dhe mësohet se si duhet sjellë për të gjuajtur kur udhëtoni në grup, me një simulim sulmi kundër një objektivi, dhe ndërtesash të fortifikuara armike. Parashikohen gjithashtu elemente të ndihmës së parë, që tregojnë se si të ndaloni të gjitha llojet e gjakderdhjes, çfarë të bëni në rast të një plage me armë zjarri, çfarë të bëni në rast të një mavijosjeje ose frakture, si të evakuoni një të plagosur, të gjitha nën zjarr. Rekruti mëson se si të hapë llogore për gjuajtje të shtrirë, të gjunjëzuar dhe në këmbë, dhe njëkohësisht, mëson si të bëjë maskimin e tyre, mëson si të lidhen me njëra-tjetrën pikat individuale të gjuajtjes së llogoreve. Mësohet trajtimi i eksplozivëve, qofshin ato granata, raketahedhës apo ngarkesa për prishje, gjithashtu, mësohet se si të përdoren mjetet e telekomunikacionit. Shërbimet e ofruara. Grupi Uanger (Wagner) ofron shërbime të ndryshme në vendet në të cilat operon: trajnime të forcave lokale të sigurisë, mbrojtje e biznesmenëve rusë jashtë vendit, mbështetje aktive e qeverive të huaja në të cilat ata janë thirrur të veprojnë (operacione kundër kryengritjeve dhe kundër terrorizmit), mbledhjen e të dhënave të inteligjencës në emër të Moskës dhe aktiviteteve të dezinformimit, pra, edhe si një agjitator. Konsistenca e Grupit është rritur me kalimin e viteve: bërthama e parë, në vitin 2014, përbëhej nga rreth 300 burra, vitin e ardhshëm ajo kishte arritur tashmë madhësinë e një batalioni (2000 efektivë). Faza e parë e pushtimit në Ukrainë, kishte 8000 (pak më pak se dy Brigada), dhe burimet amerikane thonë se sot janë 15000 milicë të punësuar në zonën e operacioneve, dhe gjithsej 50000 burra vlerësohet të jenë në shërbime në vende të ndryshme, në të cilat grupi vepron. Rekrutimi, në fakt, për të shtuar humbjet e pësuara në Ukrainë (madje të rënda në disa sektorë si ai i Donbasit), është e shtrirë edhe për të burgosurit në federatën Ruse, të cilëve, u është premtuar amnisti pas vetëm gjashtë muajsh shërbimi. Megjithatë, deri më sot, duket se z. Prigozhin e ka pezulluar këtë metodologji rekrutimi, dhe nuk është e qartë se sa të burgosur janë përfshirë në të vërtetë në departament. Me sa duket ju nuk keni nevojë të jeni shtetas rus për t'u bashkuar me Grupin Uagner (Wagner), pasi vullnetarë ukrainas, dhe gjithashtu serbë, janë vëzhguar në të kaluarën. Teatri ukrainas dhe ai libian kanë ofruar skenarë paksa të ndryshëm, më kompleksë në lidhje me fushën e veprimit të Kompanisë Private Ushtarake. Në Ukrainë, për shembull, ata kanë marrë pjesë aktive në luftimet në Donbas që nga viti 2014, dhe kanë qenë pjesë, së bashku me personelin e GRU dhe Spetsnaz, në formacionet e fshehta ushtarake - burrat e vegjël të gjelbër - që kryen grushtin e shtetit në Krime duke përmbysur kontrollin legjitim qeveritar të Kievit, dhe duke zbatuar me mjeshtëri nocionet terminale të Luftës hibride, në një salcë ruse, pra duke vepruar si entitete përfundimtare që kanë marrë një rezultat strategjik, pas një serie të gjatë veprimesh të kryera në “zonën gri”, në veçanërisht për sa i përket mjeteve “përveç forcës ushtarake”: pra dezinformimi, propaganda, shtrëngimi i dhënë nga prania e thjeshtë në territor, dhe infiltrimi në strukturën shoqërore lokale. Me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës, milicët u punësuan menjëherë për të ndihmuar përparimin e këmbësorisë së rregullt: përpjekja kryesore u përqendrua në Donbas, veçanërisht në rajonin e Luhanskut. Këtu ata luftuan në Severodonetsk, dhe tani janë të angazhuar në rrethimin e Bakhmutit, i cili ka vazhduar që nga tetori i kaluar. Në përgjithësi, ata aktualisht janë të punësuar në aksionet sulmuese në llogore të Ukrainës, dhe në luftime në qendrat e banuara me copëza: Donetsk, Vuhledar, në sektorin Zaporizhzhia dhe Kherson janë vetëm frontet kryesore në të cilat ata veprojnë. Milicët përdorin shumicën e APC-ve dhe AIFV-ve të ushtrisë ruse, dhe nuk mund të përjashtohet që ata të fluturojnë me helikopterë për të kryer grusht shteti. Në Libi, përdorimi i tyre ka përfshirë mbështetjen e forcave të gjeneralit Khalifa Haftar, i cili kundërshton qeverinë legjitime të Tripolit. Në këtë rast, kontraktorët u vunë re që vepronin në mbështetje të forcave të Tobruchit drejtpërdrejt (siç ndodhi edhe në Siri, së bashku me regjimin e Damaskut), gjithashtu me automjete të rënda, si për shembull me sistemin e mbrojtjes ajrore “Pantsir-S”, dhe ata besohet se fluturojnë në avionë luftarakë rusë të furnizuar jo zyrtarisht. Operacionet në Afrikë. Megjithatë, aktiviteti kundër kryengritjes dhe trajnimi i forcave lokale të sigurisë është më i përhapuri: në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Sudan dhe gjetkë në kontinentin afrikan, ata janë thirrur nga qeveritë vendore, për t'u marrë me këto probleme. Megjithatë, Grupi Uagner (Wagner) nuk ka qenë gjithmonë i suksesshëm: rasti i Mozambikut është më i habitëshmi. Kryengritjet e shfrenuara terroriste në vend e çuan qeverinë e Maputos të vendoste të sillte kontraktorët rusë, por ata nuk arritën të frenonin kërcënimin. Para se të vendoste të telefononte Grupin Uagner (Wagner), Mozambiku mori oferta nga Kompanitë Private Ushtarake të SHBA-ës, por hodhi poshtë një ofertë nga një firmë amerikane me përvojë, në favor të forcave më të lira ruse. Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje, Rusia dhe Mozambiku kanë lidhur marrëveshje që lejojnë kompanitë e Moskës të nxjerrin gazin natyror të lëngshëm. Marrëveshja, realizueshmëria e së cilës mbështetej në suksesin e Uagnerit (Wagner) në Mozambik, kishte potencialin për të rritur bashkëpunimin ekonomik, dhe madje, edhe për të zgjeruar tubacionet e reja, në të gjithë Afrikën jugore. Dështimi i Kompanive Ushtarake Private për të luftuar kryengritjen në Mozambik, çoi në një tërheqje poshtëruese nga rajoni: operatorët nuk arritën të kuptonin mjedisin vendor, dhe të bashkëpunonin me ushtrinë mozambikase, duke pësuar rregullisht humbje nga kryengritësit. Në nëntor 2019, forcat e Grupit Uagner (Wagner) u larguan nga vendi dhe nëntë muaj më vonë, në gusht, kryengritësit pushtuan qytetin port strategjik të Mocimboa da Praia. Burimet minerale si pagesë. Ne kemi përmendur licencat për shfrytëzimin e burimeve minerale afrikane si pagesë për shërbimet e Grupit: kjo është një praktikë e mirëvendosur dhe e përhapur në të gjithë kontinentin. Në fakt, në Sudan - ku forcat vendore pranë Grupit Uagner (Wagner) po luftojnë aktualisht në tentativën për grusht shteti, z. Prigozhin ka marrë koncesione ekskluzive në lidhje me minierat e arit, ndërsa në Republikën e Afrikës Qendrore, ai ka marrë në dorë ato të diamanteve. Në Madagaskar, roli i tyre përfshin mbrojtjen e minierave të kromit, dhe gjithashtu ofruan siguri të forta për këshilltarët politikë që punonin në fushatën elektorale të Presidentit të atëhershëm Hery Rajaonarimampianina. Edhe një herë, Grupi Uagner (Wagner) është përdorur për të promovuar ndikimin gjeopolitik të Rusisë. Duke pasur si formë pagese fitimin e të drejtave minerale, Kompania Private Ushtarake kujdeset edhe për sigurinë e vendeve të nxjerrjes, duke vendosur armatim dhe mjete sipas nivelit të pasigurisë. I njëjti aktivitet kryhet edhe në Libi, ku milicët mbrojnë impiantet e nxjerrjes së hidrokarbureve dhe vendet e rafinimit në zonën e Tobruch, Derna, Bengazi dhe Sirte. Pronësia e koncesioneve minerare shpesh bëhet përmes metodës klasike të “kutive kineze”, të kompanive të huaja, të cilat, mund të gjurmohen në M Invest të z. Prigozhin, por dihet gjithashtu se Ferrum Mining, një kompani ruse me qendër në Madagaskar, ka operuar Shën Petersburg. Prandaj Kompania Private Ushtarake është konfiguruar si një organ shumëplanësh, një “njëbrirësh” në panoramën e kompanive private ushtarake, jo vetëm në Rusi: në fakt, përveç ndjekjes së objektivave gjeopolitike të Kremlinit, përfshirë kontrastin me praninë perëndimore përmes propagandës dhe dezinformimit, është një tipar i unionit për të siguruar dhe garantuar aksesin e Moskës në burimet minerale të vendeve në të cilat ajo operon, nëpërmjet zotërimit të drejtpërdrejtë të tyre, nëpërmjet kompanisë së z. Prigozhin. Një organ paraushtarak – por pas Ukrainës është ende e vështirë të përkufizohet në këtë mënyrë – që vepron në emër të Rusisë, dhe që pikërisht për shkak të rëndësisë që po merr në konflikt, ka filluar të bëhet i pakëndshëm mes hierarkive të larta të Kremlinit, deri në atë pikë sa ka provokuar një riorganizim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, për të bërë të qartë qendrën e Ushtrisë Ruse në lidhje me Grupin Uagner (Wagner), borxhi i të cilit ndaj shtetit, megjithatë, rritet me kalimin e kohës, dhe rrit në mënyrë të barabartë ndikimin, përfshirë atë politik, nga z. Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin). © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page