PILOTI HERO UKRAINAS DENIS VASILIUK VDIQ NË MISIONIN LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 19, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Piloti luftarak ukrainas Denis Vasiliuk (Denys Vasyliuk), nënkolonel dhe zëvendëskomandant i parë i një skuadroni të Brigadës Ajrore Taktike 831, vdiq gjatë kryerjes së një misioni luftarak.
Këtë e ka bërë të ditur – siç raporton enti mediatik Ukrinform – shërbimi i shtypit i brigadës me një postim në Facebook.
Në shënim saktësohet se: “Ai ishte një profesionist i vërtetë në fushën e tij, një kalorës i plotë i Urdhrit të Guximit, i cili ka kryer dhjetëra fluturime që kur Rusia nisi pushtimi i Ukrainës.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















