top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR QAFË-BOTË | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE (RAJONI ELBASAN-KORÇË) ARRESTOI INSPETORIN KLEMEND ÇANI; LEJOI TË KALONIN KUFIRIN TAGIO HOXHA DHE REXHINIO HOXHA NËN HETIM PËR DROGË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Botë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) arrestoi:

1- Z. Klemend Çani, me detyrë kontrollor në policinë kufitare të Qafë-Botës.

 

Ai ka lejuar të kalonin kufirin dy subjekte, konkretisht:

1- Z. Tagio Hoxha.

2- Z. Rexhinio Hoxha, për të cilët, Prokuroria e Elbasanit kishte urdhëruar ndalimin e tyre në kuadër të një hetimi penal të vitit 2023, me objekt prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.


Njoftim | Agjencia e Mikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.


Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.


AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.


Për ankesa me Whatsapp 0694151511


Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page