top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE (RAJONI DURRËS-KAVAJË) ARRESTOI PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT INSPEKTOR ANGJELO BRESHANI ME DETYRË TRUPË SHËRBIMI I FORCËS SË POSAÇME “SHQIPONJA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) arrestoi:

1- Punonjësin e Policisë së Shtetit Inspektor Angjelo Breshani, me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”.


Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. B., me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ditën e sotme rreth orës 05:40, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.


Në zbatim të procedurës standarte i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi ka refuzuar.


Në këto kushte i është marrë monstër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.


Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.


Për ankesa me Whatsapp 0694151511


Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page