top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR MERDARE | U ARRESTUA SINISA SPASIÇ (SPASIQ); KRIME LUFTE KUNDËR POPULLSISË CIVILE SHQIPTARE NË VUSHTRRI NË KOHËN KUR SHËRBENTE SI REZERVIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Merdare, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Sinisa Spasiç (Spasiq), me moshë 53 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në kryerje krimesh lufte kundër:

1- Popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.


Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Republikës së Kosovës ndaj tij po kryen hetime penale paraprake për:

1- Krimet e luftës të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë (zona Mitrovicë).


Hetimet tregojnë se krimet janë kryer në mënyrë të organizuar nga njësira të MUP-it serb, ku z. Spasiç (Spasiq) shërbente si rezervist aktiv.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page