FSHATI PESTOVË; VUSHTRRI | AHMET ADEMI U ARRESTUA; 10 TË SHTËNA NË AJËR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16
- 1 min read

Fshati Pestovë, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ahmet Ademi.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në një ceremoni festive familjare.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë e shkurtër (brezi).
2- Municion luftarak (10 fishekë).
3- Dhjetë gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments