FSHATI STUDIME E POSHTME; VUSHTRRI | BESART ZEKA U PROCEDUA PENLISHT; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Fshati Studime e Poshtme, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Besart Zeka, me moshë 36 vjeç.
Ai konisderohet doras në të shtënat me armë zjarri në ajër të ndodhura gjatë zhvillimit të një ceremonie festive familjare.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri të shkurtër (brezi).
2- Një gëzhojë.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarii