PIKA E KALIMIT KUFITAR DURRËS | SAHIT IDRIZI (NGA KOSOVA) U ARRESTUA; KONTRABANDË PAJISJESH ELEKTRONIKE (10 TELEFONA CELULARË iPHONE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Sahit Idrizi, me moshë 53 vjeç.
Njoftim | Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, për kontrabandë me pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte S. I., në hyrje të portit, policia gjeti të fshehura në kabinë dhjetra celularë të markës iPhone, për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.
Celularët u sekuestruan si provë materiale, së bashku me kamionin dhe dy celularët personalë që përdorte S. I.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments