top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR AJROR “RINAS”; TIRANË | ENES UGUZ U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
36 minutes ago
1 min read

Pika e kalimit kufitar ajror “Rinas”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Enes Uguz, me moshë 31 vjeç.


Njoftim | Rinas.


Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen në dalje të RSh-së dhe arrestimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  

 

-E. U., 31 vjeç, banues në Turqi.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 e Gebzes, Turqi, më datë 31.07.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Mashtrimi i kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare nga një tregtar, nga një drejtor i një shoqërie tregtare ose nga një person që vepron në emër të një shoqërie, ose nga një drejtues i një kooperative në kuadër të veprimtarisë së koperativës”.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Turqi, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page