PIKA E KALIMIT KUFITAR RINAS; TIRANË | METEHAN TUTUNCU U EKSTRADUA NË REPUBLIKËN FEDERALE TË GJERMANISË; GJYKATA E ASCHAFFENBURG-ut I KA SHQIPTUAR DËNIM ME 6 VJET + 6 MUAJ BURG PËR TRAFIK DROGËRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 29, 2025
- 2 min read
Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan në Republikën Federale të Gjermanisë:
1- Z. Metehan Tutuncu, me moshë 26 vjeç.
Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Mbretëria e Spanjës:
1- Z. Marjana Gjona, me moshë 42 vjeçe.
Njoftim | Interpol Tirana.
Finalizohen faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ekstradohet nga Spanja, një shtetase e dënuar me 7 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda.
Ekstradohet në Gjermani, një shtetas i dënuar me 6 vjet e gjysmë burgim, për trafik të lëndëve narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedurat për ekstradimin:
-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases M. Gj., 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;
-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit M. T., 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments