PIKA AJRORE E KALIMIT KUFITAR RINAS; TIRANË | SOKOL KRASNIQI U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
Pika Ajrore e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Sokol Krasniqi, me moshë 42 vjeç, qytetar shqiptaro-britanik, me origjinë nga Kosova, me banim në Kukës.
Njoftim | Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments