PEZË HELMES | U ARRESTUA GAZMIR HYSA DHE ORIENT HYSA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 15, 2023
- 2 min read
Fshati Mnik, Tiranë, Shqipëri | Z. Gazmir Hysa, dhe djali i tij, z. Orient Hysa, u arrestuan nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Ata denoncuuan një përpjekje për grabitjeje në zonën e tyre, e cila, sipas policisë nuk ka ndodhur.
Pas marrjes së njoftimit, strukturat vendore të Policisë së Shtetit shkuan në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri automatike (krahu) të gjatë (kallashnikov), ishte z. Orient Hysa.
Z. Gazmir Hysa mbrëmjen e djeshme telefonoi policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është djali i tij Orient Hysa 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre, të dy banues në Mënik.
Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, policia u gjeti dhe u sekuestroi në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues:
1- Armën e zjarrit me të cilën u kryen qitjet.
2- Municion luftarak.
Aktet procedurale penale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerje veprimesh të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments